Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm
👁5594
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se “India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm”. Përmes një postim në platformën e mediave sociale Truth Social, Trump se kjo lëvizje vjen pas një “nate të gjatë bisedimesh” të ndërmjetësuara nga SHBA-të. “Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, jam i kënaqur të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një ARMPUSHIM TË PLOTË DHE TË MENJËHERSHËM. Urime të dy vendeve për përdorimin e Logjikës së Shëndoshë dhe Inteligjencës së Madhe. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”/Opinion.al