Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trump i zhgënjyer me Putin: Do t’ia shkurtoj afatin për një marrëveshje për Ukrainën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se është i zhgënjyer me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe se do ta shkurtojë afatin 50-ditor që i dha Putinit për të arritur një marrëveshje për armëpushim në Ukrainë. “Jam i zhgënjyer me Putinin. Do ta shkurtoj afatin 50-ditor për arritjen e një marrëveshjeje për Ukrainën. Do t’i jap një numër më të ulët ditësh”, tha Trump përpara një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer në Skoci, raporton Reuters. Agjencia deklaron se Trump, megjithatë, nuk tha se cili do të jetë afati i ri. Më 14 korrik, gjatë...