
Trump i zemëruar me Putin, kërcënon Rusinë për luftën me Ukrainën: Sanksione të reja
👁8615
Bota E Diel, 30 Mars 2025 19:28 Presidenti Donald Trump thotë se është “i zemëruar” me Presidentin rus Vladimir Putin. Duke folur në një intervistë telefonike për NBC News të shtunën, ai kërcënoi se mund të vendosë tarifa shtesë për naftën ruse nëse Putin nuk bashkëpunon në negociatat që po zhvillohen për të mbyllur luftën e tij në Ukrainë. “Isha shumë i zemëruar kur Putin filloi të merrej me besueshmërinë e Zelensky, sepse kjo nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Trump në intervistë.
Burimi:
Kohajone.com