Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump i etiketoi fëmijë, shefi i NATO-s për reagimin e presidentit amerikan: Babi ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër
Gjatë një konference për shtyp në samitin e NATO-s, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka reaguar në lidhje me etiketimin që presidenti amerikan Donald Trump i vuri Iranit e Izraelit. Trump i krahasoi dy shtetet që u përfshinë në konflikt si “dy fëmijë në oborrin e një shkolle”. “Ata luftojnë si ferr. Nuk mund t’i ndalosh. Lëri të luftojnë për rreth dy, tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndalosh”, tha ai. Duke iu referuar përdorimit të etiketimit të Trump, Rutte tha: “Dhe pastaj babi ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër”. “Duhet të përdorësh gjuhë të...