Trump i bën nder Europës? Ka shansin që të rikthejë “trurin” e larguar, por…

Trump i bën nder Europës? Ka shansin që të rikthejë “trurin” e larguar, por…

Administrata amerikane po godet fort kërkimin shkencor, duke krijuar mundësi për Europën që të tërheqë talentet. Por për të arritur këtë, duhet një mbështetje financiare më e madhe. Për dekada me radhë, “rrjedhja e trurit” nga Europa në Shtetet e Bashkuara ka qenë e njëanshme, një rrjedhje e vazhdueshme përtej Atlantikut. Por tani situata po ndryshon. Ndërsa qeveria amerikane e Donald Trump-it po redukton ndjeshëm buxhetet për kërkimin shkencor, shumë studiues po mendojnë të largohen nga Amerika. Ndryshe nga pritshmëritë që goditja do të ishte e përqendruar në çështje kulturore të ideologjisë liberale të majtë, si mjedisi apo studimet gjinore,...
Burimi: Javanews.al