TRUMP HAP RRUGËN PËR DIALOGUN/ ZELENSKY: 3 HAPA PËR ARMËPUSHIMIN ME RUSINË

TRUMP HAP RRUGËN PËR DIALOGUN/ ZELENSKY: 3 HAPA PËR ARMËPUSHIMIN ME RUSINË

Një tjetër përpjekje për të ulur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës vjen nga Washingtoni. Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, administrata e Donald Trump ka propozuar tre hapa të menjëhershëm që synojnë ndalimin e disa prej goditjeve më kritike të luftës dhe rikthimin e Moskës dhe Kievit në tryezën e negociatave. Në një intervistë për “Axios”, Zelensky tha se propozimi amerikan nis me një armëpushim reciprok ndaj infrastrukturës energjetike të të dyja palëve. Sipas tij, Ukraina është e gatshme ta pranojë këtë marrëveshje. “Në tryezë tani është një propozim: armëpushimi energjetik. Ne jemi gati”, deklaroi Zelensky. Ky propozim do të synonte ndalimin e sulmeve ndaj centraleve, rrjetit energjetik dhe infrastrukturës së lidhur me furnizimin me energji, një prej objektivave të goditura gjatë konfliktit. Hapi i dytë,...