Trump fton Putinin në samitin e G20-së
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së vazhdojnë përpjekjet për përfundimin e luftës së Rusisëkundër Ukrainës. Sipas deklaratave të ministrit të Jashtëm, Marco Rubio, qeveria amerikane e ka ftuar tani presidentin rus Vladimir Putin në samitin e G20, i cili do të zhvillohet në dhjetor në Miami. Rubio e arsyetoi këtë vendim para gazetarëve në Nju-Jork duke thënë se, nëse dëshiron të zgjidhësh probleme, duhet të takohesh edhe me njerëz me të cilët nuk je dakord. Sipas tij pjesëmarrja e Putinit në samitin e G20 në Miami do të ishte një mundësi e mirë që ai të bisedonte jo vetëm me presidentin amerikan Donald Trump, por edhe me krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish. Pamje nga takimi i delegacionit rus dhe amerikan në Asamblenë e Përgjithshme...
Burimi:
kohajone.com