Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Trump falënderon Osmanin për miqësinë dhe përkushtimin ndaj SHBA-ve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër zyrtare nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në të cilën ai shpreh falënderime të sinqerta për përkushtimin e saj ndaj marrëdhënieve me SHBA-të dhe për lidershipin e saj të guximshëm në skenën ndërkombëtare.Në letrën e dërguar, Presidenti Trump vlerëson thellësisht vendimin e Kosovës për të pranuar shtetas nga vende të treta si një akt që dëshmon gatishmërinë për bashkëpunim dhe humanizëm. “Vendimi juaj tregon fuqinë dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës. Ai dëshmon përkushtimin tuaj të sinqertë ndaj partneritetit me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në letrën e kreut të Shtëpisë së Bardhë.Trump nënvizon gjithashtu lidhjen e thellë që ekziston mes dy vendeve: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova...