Trump e Putin takim së shpejti, reagon Zelensky: Evropa duhet t’i bashkohet bisedimeve të paqes

Trump e Putin takim së shpejti, reagon Zelensky: Evropa duhet t’i bashkohet bisedimeve të paqes

Evropa “duhet të marrë pjesë” në negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, tha Presidenti Volodymyr Zelensky, pasi Kremlini njoftoi se Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen në “ditët në vijim”. “Lufta po zhvillohet në Evropë dhe Ukraina është një pjesë integrale e Evropës (…) Prandaj, Evropa duhet të marrë pjesë në proces” për t’i dhënë fund luftës që ka vazhduar që nga viti 2022, tha Zelensky në mediat sociale. Kancelari gjerman Friedrich Merz foli gjithashtu me presidentin ukrainas të hënën për të diskutuar zhvillimet pas një takimi midis të dërguarit special të SHBA-së Steve Witkow dhe Presidentit rus Putin mbi luftën në Ukrainë, tha të hënën një zëdhënës i kancelarit gjerman. “Të dy ranë dakord të mbajnë kontakt të ngushtë me partnerët...