Trump do bisedime me europianët, Rusia sulmon rëndë Ukrainën, viktima dhe shpërthime

Trump do bisedime me europianët, Rusia sulmon rëndë Ukrainën, viktima dhe shpërthime

Rusia vazhdon valën e sulmeve të rënda kundër Ukrainës. Dronët dhe raketat e lëshuara nga forcat e Putinit në qytetin Dnipro u morën jetën 3 personave dhe lanë të plagosur dhjetëra të tjerë. Kjo është konfirmuar nga autoritetet lokale, që saktësojnë se mes viktimave ka fëmijë dhe një grua të moshuar. E lënduar mbeti dhe një foshnje e sapolindur dhe në spital për trajtim të mëtejshëm janë dërguar 16 persona. Shpërthime të forta janë dëgjuar në qytet, të cilat dëmtuan ndërtesat e banimit, shkollat, strukturat kulturore dhe automjetet. Rusia ka sulmuar me raketa edhe qytetin Izium në rajonin e Harkivit....
Burimi: Javanews.al