Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump dëshiron të takohet me Putin dhe Zelenskyn që javën e ardhshme, New York Times: Takimet mund të jenë të njëpasnjëshme
Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që javën e ardhshme, raporton New York Times. Takimet do të jenë të njëpasnjëshme. Presidenti amerikan shprehu qëllimin e tij për të zhvilluar takime me udhëheqësit evropianë, por theksoi se kontaktet pasuese nuk do të përfshijnë udhëheqës të tjerë. Kujtohet sot, i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, pati një takim “jashtëzakonisht produktiv” me presidentin rus. Trump më pas foli me Zelensky dhe gjithashtu informoi aleatët evropianë për rezultatin e takimit. Top Channel