Trump blen naftë nga Rusia, ‘shpërthen’ kryeministrja daneze: Kështu financohen vrasjet në Europë!

Trump blen naftë nga Rusia, ‘shpërthen’ kryeministrja daneze: Kështu financohen vrasjet në Europë!

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka kritikuar ashpër veprimet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë, duke paralajmëruar se aleanca perëndimore ndodhet në një pozitë më të dobët se vetëm pak ditë më parë. Sipas saj, marrëveshja e SHBA-ve për blerjen e naftës dizel nga Rusia, raportimet për një armëpushim në sektorin energjetik dhe kufizimet në shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën po krijojnë një situatë tejet shqetësuese. “Unë mendoj se aleanca perëndimore është në një pozitë më të keqe tani sesa ishim disa ditë më parë”, deklaroi Frederiksen për mediat, përpara mbërritjes në samitin e Bashkimit Europian në Bruksel. Deklaratat e saj vijnë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkoi Uashingtonit të mos mbajë anën e Rusisë dhe të tregojë sinqeritet në...