Trump, afat Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump, afat Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Donald Trump duket se i ka vendosur Vladimir Putinit një afat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. I pyetur të mërkurën, 28 maj, në Zyrën Ovale nëse mendonte se presidenti rus donte ta përfundonte luftën, Trump u përgjigj: “Nuk mund t’jua them këtë tani, por do ta mësoni për rreth dy javë.” Presidenti amerikan shtoi: “Do të kuptojmë nëse po na tërheq zvarrë apo jo, dhe nëse është kështu, do të reagojmë ndryshe, por do të duhen rreth një javë e gjysmë deri në dy javë.” Trump shtoi se ishte “shumë i zhgënjyer” nga sulmet e fundit me raketa...
Burimi: Syri.net