Tronditje në Ekuador, Gruaja dhe djali i futbollistit Jackson Rodríguez rrëmbehen nga persona të armatosur

Tronditje në Ekuador, Gruaja dhe djali i futbollistit Jackson Rodríguez rrëmbehen nga persona të armatosur

Një ngjarje tronditëse ka goditur futbollin ekuadorian dhe klubin Emelec. Sipas raportimeve zyrtare të Policisë, gruaja dhe djali i futbollistit Jackson Rodríguez janë rrëmbyer në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në banesën e lojtarit në qytetin bregdetar të Guayaquil. Autoritetet bëjnë me dije se persona të armatosur dhe të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Rodríguez, duke grabitur sende me vlerë dhe para 'cash', përpara se të rrëmbenin anëtarët e familjes së tij. Fatmirësisht, vetë futbollisti ka shpëtuar pa lëndime dhe aktualisht ndodhet nën mbrojtje policore. Ndërkohë, klubi Emelec nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar mbi...
Burimi: Syri.net