Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tronditet Roma! Gjenden në një park trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje 6-muajshe, nisin menjëherë hetimet
👁8582
Një pasdite vere në parkun Villa Doria Pamphili u kthye në skenë makthi pas zbulimit të dy trupave të pajetë, një foshnje dhe një gruaje. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe ka vënë në lëvizje hetuesit italianë në kërkim të së vërtetës pas këtij misteri të errët. Rreth orës 16:30 të së shtunës, në një zonë të parkut të kthyer në vendgrumbullim mbeturinash, u gjet trupi i një vajze të vogël, rreth gjashtë muajshe. Dy kalimtare fillimisht menduan se bëhej fjalë për një kukull, por pas afrohen një burri, e kuptuan të vërtetën tronditëse. Foshnja ishte lakuriq, me shenja...