Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tronditet Meksika, kandidatja për kryetare bashkie qëllohet për vdekje gjatë fushatës zgjedhore
👁12425
Një fushatë elektoral u shndërrua në një skenë terrori në shtetin meksikan të Veracruz-it të dielën mbrëma, kur kandidatja për kryetare bashkie, Yesenia Lara Gutiérrez, u vra me armë zjarri së bashku me tre persona të tjerë. Ngjarja tronditëse u transmetua drejtpërdrejt në Facebook, ku Lara shihej duke përshëndetur qytetarët dhe duke ecur mes një turme mbështetësish, para se të dëgjoheshin rreth 20 të shtëna me armë zjarri, duke ndërprerë festën. Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum konfirmoi sulmin në një konferencë për shtyp të hënën në mëngjes, duke deklaruar se ende nuk dihet motivi i këtij akti të rëndë. Ajo theksoi...