Tronditet Italia! Shoferi i kamionit vret dy fqinjët e tij dhe më pas veten

Tronditet Italia! Shoferi i kamionit vret dy fqinjët e tij dhe më pas veten

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e qetë të Volverës, rreth 25 kilometra nga Torino, ku një mosmarrëveshje për çështje bashkëpronësie përfundoi në një masakër. Andrea Longo, 34 vjeç, shofer kamioni me precedentë penalë, goditi për vdekje dy fqinjët e tij me një thikë zhytjeje, përpara se të vriste veten. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në një ndërtesë në Via XXIV Maggio, ku Longo shkoi në banesën e fqinjëve të tij, Chiara Spatola (28) dhe Simone Sorrentino (23). Sipas hetimeve paraprake, pas një debati të ashpër, ai nxori një thikë dhe i goditi të dy disa herë....
Burimi: Javanews.al