Tronditet Italia, 14-vjeçarja e zhdukur dy ditë më parë gjendet e vrarë nga i dashuri  që nuk pranoi ndarjen

Tronditet Italia, 14-vjeçarja e zhdukur dy ditë më parë gjendet e vrarë nga i dashuri që nuk pranoi ndarjen

Martina Carbonaro, një vajzë 14-vjeçare nga Afragola, Napoli, u gjet e pajetë dy ditë pas zhdukjes së saj. Trupi i saj u zbulua nga karabinierët në një ndërtesë të rrënuar pranë ish-stadiumit “Moccia”, i fshehur nën një dyshek brenda një gardërobe të kthyer përmbys. Autori i krimit, Alessio Tucci, ish-i dashuri 19-vjeçar i Martinës, është arrestuar dhe ka pranuar krimin. Ai deklaroi se e vrau vajzën duke e goditur disa herë në kokë me një gur, pasi ajo kishte vendosur ta ndërpriste marrëdhënien e tyre. Çifti kishte qenë në lidhje për dy vite, që kur Martina ishte vetëm 12 vjeç....
Burimi: Vizionplus.tv