Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tronditet Gjermania! I akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve dhe djegien e banesave të tyre, nis gjyqi për mjekun 40-vjeçar në Berlin
Një proces gjyqësor i përmasave të rralla ka nisur në Berlin, ku një mjek paliativ 40-vjeçar akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve në kujdesin e tij, përmes një koktej vdekjeprurës medikamentesh dhe djegien e banesave të tyre, me qëllim fshehjen e krimeve. Prokuroria gjermane e ka akuzuar të dyshuarin, i identifikuar vetëm si Johannes M., për 15 vepra penale të vrasjes me paramendim dhe motive të ulëta, dhe po kërkon dënimin maksimal të parashikuar nga ligji gjerman – burgim të përjetshëm, që zakonisht nënkupton 15 vjet heqje lirie. Megjithatë, prokurorët synojnë të bindin gjykatën se rasti përmban rrethana “veçanërisht të...