Tronditet Fieri! Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes, dëmtohet dera e jashtme (Emri)
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një subjekt privat në pronësi të Agim Kananj, në qytetin e Fierit. Nga shpërthimi është dëmtuar dera e jashtme e biznesit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse shpërthimi ka lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm të pronarit të subjektit apo me motive të tjera. Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pritet që verifikimi i kamerave të sigurisë në zonë dhe marrja e dëshmive të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e personave të përfshirë, si dhe...
Burimi:
gijotina.com