Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tronditet Durrësi/ Humb jetën një grua, pasi bie nga kati i tretë i banesës, ja detajet e para rreth ngjarjes
Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ka rënë nga dritarja e tualetit në katin e tretë të banesës së saj, në një zonë pranë Spitalit Rajonal të Durrësit. Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një grua rreth 65 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e një rënieje nga lartësia. Ende nuk dihen rrethanat e sakta që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit fatal.