Tronditet Durrësi! Dy shpërthime me eksplozivë brenda pak minutave, në shënjestër një lokal dhe garazh

Tronditet Durrësi! Dy shpërthime me eksplozivë brenda pak minutave, në shënjestër një lokal dhe garazh

Dy incidente me lëndë plasëse janë shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës, ndërsa policia dhe grupet hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Ngjarja e parë është regjistruar rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11 të Durrësit, ku në derën e jashtme të një lokali, në pronësi të shtetasit G. K., është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale. Rreth 40 minuta më vonë, një tjetër incident është raportuar në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq. Sipas policisë, në derën e garazhit të një automjeti është hedhur lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme materiale. Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet për mbledhjen dhe administrimin...