Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tronditet bota e garave automobilistike, piloti italian vdes në një aksident tragjik
👁8379
Një aksident fatal ka tronditur botën e garave automobilistike vetëm pak ditë para nisjes së Rally Polonia. Piloti italian Matteo Doretto, kampion në vitin 2024 për të rinjtë, ka humbur jetën në moshën 21-vjeçare pas një aksidenti të rëndë gjatë testeve të para-garës. Ngjarja tragjike ndodhi pranë zonës Elganowo, afër qytetit Pasym në Poloni, ku makina Peugeot 208 Rally4 e ekuipazhit italian doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve të qytetit Olsztyn, Grzegorz Różański, përplasja ishte tepër e dhunshme dhe goditja më e rëndë ishte në anën e shoferit. Zjarrfikësit punuan për një kohë...