Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Tronditet” Berlini! Mjeku dyshohet për vrasjen e qëllimshme të 15 pacientëve, hetimet zbulojnë: Kishte kënaqësi
👁3331
Një mjek 40-vjeçar në Berlin është vënë në qendër të një skandali të rëndë pas akuzave për vrasjen e 15 pacientëve të tij me një koktej vdekjeprurës medikamentesh. Prokurorët gjermanë kanë deklaruar se mjeku, i identifikuar si Johannes M., dyshohet se ka vepruar sepse kishte “epsh për vrasje”. Sipas autoriteteve, viktimat – 12 gra dhe 3 burra – ishin të moshave nga 25 deri në 94 vjeç dhe vdiqën midis shtatorit 2021 dhe korrikut 2024. Hetuesit thonë se mjeku i ka administruar pacientëve anestezikë dhe relaksues muskujsh, pa dijeninë apo miratimin e tyre. Substancat e përdorura shkaktuan paralizë të muskujve...