Tronditëse/ Ndez zjarrin për të djegur mbeturina, 72-vjeçari humb jetën mes flakëve

Tronditëse/ Ndez zjarrin për të djegur mbeturina, 72-vjeçari humb jetën mes flakëve

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në Fushë Milot, ku një 72-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit. I moshuari dyshohet se kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturina, por flakët janë përhapur me shpejtësi në një zonë me shkurre dhe barishte të thata, duke e përfshirë edhe vetë atë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, shtetasi D.H. ka pësuar djegie dhe është asfiksuar. Ai u transportua në spitalin e Kurbinit, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Burimi: Sot.com.al