Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tritoli në Sarandë, policia tregon i kujt ishte automjeti
Saranda u trondit në mesnatë nga një shpërthim me tritol. Një automjeti të parkuar iu vendos eksploziv, duke e hedhur në erë. Mjeti u përpi totalisht nga flakët, ndërsa dhjetëra banorë dolën nga banesat nga paniku. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3. Hakmarrja duket se është motivi i ngjarjes, pasi pronar i mjetit rezulton Klaus Jaçaj 31 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia 3 ditë më parë për përkrahje të autorëve të krimit lidhur me plagosjen me armë zjarri pranë stadiumit të qytetit. Njoftimi i Policisë: Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet...