Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tritol servisit të motorëve në Vlorë, shpërthimi shkakton dëme (VIDEO)
Një sasi tritoli ka shpërthyer në një servis motorësh në rrugën Transballkanike në Vlorë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 23:00 ndërsa servisi ka qenë I mbyllur. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar, informoi policia.