Tritol në banesën e efektivit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët shpëtojnë pa lëndime (EMRI)

Tritol në banesën e efektivit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët shpëtojnë pa lëndime (EMRI)

foto ilustruese SHKODËR- Një shpërthim i fuqishëm me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në një banesë në Unazën Perëndimore të Shkodrës ku dyshohet se shënjestër ka qenë efektivi i Policisë Ardian Beçina i cili punon në sektorin e kriminalistikës. Lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në banesën e punonjësit të policisë. Në momentin e shpërthimit brenda saj ndodheshin edhe familjarë të efektivit, por fatmirësisht askush nuk ka mbetur i lënduar. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale ndërsa rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar. Pritet që hetimet të zbardhin mënyrën e vendosjes së lëndës plasëse dhe të identifikojnë personat përgjegjës./ZËRI