Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tritol lokalit në Berat
👁11118
foto ilustruese BERAT-Një shpërthim eksplozivi është raportuar në orët e para të mëngjesit në lagjen ‘Çlirim’, Berat. Lënda plasëse ka shpërthyer në derën e një lokali në pronësi të shtetasit S. F. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa autoritet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.