Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tritan Shehu: Konfliktet janë pasojë e mungesës së diplomacisë, situata SHBA-Iran sinjal alarmi për botën
I ftuar në një intervistë për Syri TV, me moderator Bledar Marku, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, komentoi tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke i cilësuar si rezultat të dështimit të diplomacisë dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Sipas tij, situata aktuale është tejet shqetësuese dhe përbën një rrezik global, që mund të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore. “Padyshim që konfliktet janë gjithmonë të padëshirueshme. Konfliktet ndodhin gjithmonë kur dështon apo mungon diplomacia, dialogu dhe nuk arrihen marrëveshjet. Këtu kemi një rast të tillë që është shumë i gjatë. Dialogu midis SHBA dhe Iranit për ndalimin e armatosjes...