Tri sportiste do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike për të Rinj Dakar 2026

Tri sportiste do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike për të Rinj Dakar 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar ekipin që do ta përfaqësojë vendin në Lojërat Olimpike për të Rinj, të cilat do të mbahen në Dakar të Senegalit, nga 30 tetori deri më 13 nëntor 2026. Kosova do të përfaqësohet nga tri sportiste në tri disiplina të ndryshme: Arba Hasanaj në xhudo, Shega Sejdiu në taekwondo dhe Erisë Avdullahu në atletikë. Të tria kanë siguruar kuotën minimale të kualifikimit për pjesëmarrje në këtë ngjarje sportive ndërkombëtare. Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, shprehu pritshmëritë për paraqitje sa më të mira të sportisteve kosovare, duke shpresuar që ekipi të arrijë edhe te medaljet. Hasanaj dhe Sejdiu u shprehën optimiste për një paraqitje të suksesshme, sikurse edhe trajnerët e tyre, Fatos Tabaku në xhudo dhe Valmir Fetiu në...