Tri poezi nga Ardiana Thaçi: E premte, e shtunë, e diel…
Ju ftojmë t’i lexoni tri poezi nga autorja, Ardiana Thaçi: E premte Ndonjëherë humbem në klithmat e ditës,
shtyp pedalen e gazit.Bori automjetesh të mbytura në heshtje.
Këputet lidhja,macja ecën ngadalë,
jam në makinën e kohës. Dritë e kuqe!Vështroj përtej
një porte magnetike,shoh numra,
tabela dhe një “z” si hije… Ngutem,frenoj.
Do të kap diçka,
dikë duhet ta takoj. Çdo gjë ngrihet.
Ec ngadalë,
e kuqja humbet,jeshilja ndizet,
ai fshin xhamat me
shishen e vjetër. Jam në rrugë dhe ngutem… Ngutem për të
humbur në klithmat e ditës.Shoh përtej grilave.
Numrat zhduken. Për dreq, ka ikur. S’ka frymë, s’ndihet asgjë,as nga
dritarja e plasaritur. Koha ndalon.Frenoj.Macja mbi xham
dha frymën e fundit. E shtunë Edhe tri cigare kanë mbetë.Akrepat ecin.Nuk e di kah po ngutën.Asht natë, e askush s’ka me ardhë. Ckrrap.Shkrepësja ndizet.Për nji çast, dhoma ka diell.Pastaj prapë...
Burimi:
kultplus.com