Tri ndërhyrje komplekse në QSUT, ndiqen drejtpërdrejt nga ekspertët europianë
Për herë të parë në Shqipëri, tri ndërhyrje kirurgjikale për trajtimin e ngushtimit të arterieve karotide janë realizuar dhe transmetuar drejtpërdrejt gjatë Kongresit Europian të Anesteziologjisë dhe Terapisë Intensive, që po zhvillohet në Tiranë. Operacionet u kryen njëkohësisht nga tri ekipe të Shërbimit të Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në bllokun e ri operator. Ndërkohë, në sallën e kongresit, profesorë dhe ekspertë europianë, së bashku me mjekët pjesëmarrës, ndoqën në kohë reale të gjitha fazat e ndërhyrjeve. Një prej ekipeve drejtohej nga shefi i Shërbimit të Kirurgjisë Vaskulare, Prof. Dr. Sokol Xhepa. Ai tha se ndërhyrjet paraqisnin vështirësi të veçanta për shkak të ngushtimit të theksuar të arterieve, por edhe të sëmundjeve të tjera që kishin pacientët. Sipas tij, zhvillimet në teknikat...
Burimi:
ntv.al