Tri medalje për Kosovën në Kampionatin Evropian Universitar të sporteve luftarake

Tri medalje për Kosovën në Kampionatin Evropian Universitar të sporteve luftarake

11 September, 2026 - 23:40 Sporti universitar i Kosovës ka siguruar tri medalje në Kampionatin Evropian Universitar për sportet luftarake, që po zhvillohet në Tiranë. Ekipi i karatesë që përfaqëson Kosovën në këtë garë ka fituar dy medalje të arta dhe një të argjendtë. Medaljet e arta i fituan Vlera Qerimi dhe ekipi i vajzave, ndërsa Qëndresa Ibrahimi u rendit në vendin e dytë, duke siguruar medaljen e argjendtë. Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar karateistet dhe Federatën e Sportit Universitar të Kosovës për këtë sukses, ndërsa u ka dëshiruar rezultate të mira edhe sportistëve që do të garojnë në disiplinat e tjera. Kampionati Evropian Universitar për sportet luftarake po mbledh në Tiranë sportistë universitarë nga vende të ndryshme evropiane./KultPlus.com