Tri gola për 12 minuta, Muçi protagonist në fitoren e Trabzonspor në transfertë. Luan vetëm një pjesë (video)

Tri gola për 12 minuta, Muçi protagonist në fitoren e Trabzonspor në transfertë. Luan vetëm një pjesë (video)

Ernest Muçi ka gjetur golin e dytë këtë sezon në Superligën turke. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e parë në fitoren e Trabzonspor 0-3 në transfertën ndaj Samsunspor, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë. Pas një asisti të Mustafa Eskihellac, Muçi e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, në minutën e 28-të. Në minutën e 39-të, erdhi goli i dytë. Goditja e Muçit drejt portës nuk ndalet në mënyrën e duhur nga portieri kundërshtar, moment nga i cili përfitoi nigeriani Chibuike Nwaiwu, duke dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 40-të, Franculino Dju shënoi golin e tretë për Trabzonspor, pas asistit të Mohamed Salah. Në fund të pjesës së parë, Trabzonspor mbetet me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të...