“Treni muzikor” nis rrugëtimin në shkolla, nxënësit njihen nga afër me instrumentin e harpës
23 September, 2026 - 12:00 Në sezonin e ri 2026/2027, Filharmonia e Kosovës ka nisur ciklin e ri “Treni muzikor”, pjesë e programit edukativ “Arti në shkolla”, me synimin për t’i afruar nxënësit me botën e muzikës dhe instrumentet. Në prezantimin e parë, harpistja shqiptare Bujana Ameti, së bashku me Anda Gjinin, koordinatore e programit “Arti në shkolla”, u prezantuan nxënësve instrumentin e harpës, duke sjellë edhe një program të veçantë muzikor. Në kuadër të këtij prezantimi u interpretuan “Karnavali i Venecias” nga F. Godefroid, “Toccata” nga G. Connesson, si dhe fragmente nga Koncerti për flaut, harpë dhe orkestër në C-Dur të Wolfgang Amadeus Mozartit. Përmes ciklit “Treni muzikor”, Filharmonia e Kosovës synon që përmes takimeve dhe interpretimeve të drejtpërdrejta t’u japë nxënësve mundësinë të...
Burimi:
kultplus.com