“Treni bullgar” në Peqin, ja çfarë përgjigje merr Partia Demokratike nga Prokuroria

“Treni bullgar” në Peqin, ja çfarë përgjigje merr Partia Demokratike nga Prokuroria

Në një përgjigje zyrtare drejtuar PD-së, e protokolluar me nr. 5470, datë 26.05.2025, organi i akuzës konfirmon se është regjistruar procedimi penal nr. 522, po në datën 26 maj, për veprën penale të “Falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal. Prokuroria ka reaguar zyrtarisht ndaj kërkesës së Partisë Demokratike në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 22 maj 2025 në fshatin Pekisht të Peqinit, e njohur ndryshe në opinion si rasti i “trenit bullgar”, një skemë e dyshuar e manipulimit të votave. “Aktualisht ky procedim ndodhet në fazë hetimi,” thuhet në përgjigjen...
Burimi: Sot.com.al