Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Trendi i ri që promovon dobësimin ekstrem numëron mbi 500 mijë postime në TikTok!
👁7085
Ministrja franceze e politikës digjitale, Clara Chapaz njoftoi se i ka bërë thirrje Komisionit Evropian, si dhe rregullatorit francez të medias, për çështjen e trendit “Skinnytok”, i cili promovon dobësi ekstreme në faqen e rrjeteve sociale TikTok. “Skinnytok, një trend që promovon hollësi ekstreme në mediat sociale. E papranueshme,”-shkroi ministrja në një mesazh që postoi në LinkedIn, duke konfirmuar se i ishte drejtuar Komisionit Evropian dhe Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Audiovizive dhe Digjitale (Arcom). “Unë e bëj mbrojtjen e të miturve online një nga prioritetet e veprimit tim”-shtoi ajo në një video që postoi në të njëjtën platformë të mediave...