Trendi i fotove të viteve ’80 me AI, ekspertët paralajmërojnë: Mund të kthehet në kurth dixhital

Trendi i fotove të viteve ’80 me AI, ekspertët paralajmërojnë: Mund të kthehet në kurth dixhital

Trendi i transformimit të fotove personale me inteligjencë artificiale në pamje të frymëzuara nga vitet ’80 po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, por pas këtij argëtimi mund të fshihen rreziqe serioze për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave. Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se platformat që ofrojnë shërbime të tilla “falas” ose “me një klikim” mund të mbledhin dhe analizojnë imazhet e përdoruesve, duke krijuar një bazë të dhënash me të dhëna vizuale që mund të përdoren edhe për qëllime të tjera. Dr. Mohamed Mohsen Ramadan, kryetar i Njësisë së Inteligjencës Artificiale dhe Sigurisë Kibernetike në Qendrën Arabe për Kërkime dhe Studime, thotë se problemi nuk qëndron te transformimi i fotografisë në vetvete, por te mungesa e informacionit mbi mënyrën se si trajtohet ajo...