Burimi:
Sot.com.al

Tregu i sigurimeve në rrezik, ja si shkelësit po lejohen të abuzojnë, KLSH nis hetimet për AMF-në, zbardhet raporti
👁8280
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vlerëson se Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nuk ka marrë masa ndaj shkeljeve të përsëritur të shoqërive të sigurimit, duke ndikuar në rritjen e riskut të tregut. Sipas konkluzioneve të paraqitura në raportin vjetor të vitit 2024, për periudhën e aktivitetit nga data 1 janar 2021 deri në datën 30 dhjetor 2023, janë identifikuar mangësi në vendimmarrjen e Bordit të AMF-së, i cili nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit, pavarësisht shkeljeve të përsëritura dhe mungesës së përmirësimit të situatës financiare dhe treguesve të tyre, duke ndikuar në rritjen e riskut...