Tregtonin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen 4 administratorë farmacie, procedohet një tjetër

Tregtonin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen 4 administratorë farmacie, procedohet një tjetër

Finalizohet pas një pune hetimore disamujore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni policor i koduar “Medicine”. Arrestohen 4 administratorë farmacie dhe procedohet 1 tjetër, pasi tregtonin në farmacitë e tyre, ilaçe të kontrabanduara. Janë arrestuar Shezai Yzeiri, Anxhela Xhemali, ⁠Pleçe Byzyka,Tereza Plaka. Si rezultat i hetimeve proaktive, të ndjekura për disa muaj, në kuadër të operacionit “Medicine”, me objektiv goditjen e kontrabandës së mallrave, u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Y., 65 vjeç, A. Xh., 59 vjeçe, P. B., 36 vjeçe dhe T. P., 35 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. A., 53 vjeçe. Nga kontrollet e kryera në farmacitë që administronin këta shtetas, si dhe në banesat e tyre, u gjetën ilaçe pa...