Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Tregtia online nën vëzhgim/ ISHMT: Të rishikohet ligji për mbrojtjen e konsumatorit
Me zgjerimin e tregtisë elektronike dhe popullaritetin në rritje të blerjeve online në Shqipëri, siguria e konsumatorëve dhe përputhshmëria ligjore e produkteve që qarkullojnë në internet po bëhen sfida gjithnjë e më të rëndësishme.Produktet që ofrohen nga platformat online apo rrjetet sociale shpesh nuk përmbushin standardet ligjore të sigurisë dhe cilësisë, duke vënë në pikëpyetje mbrojtjen e konsumatorit dhe efektivitetin e strukturave shtetërore që kanë për detyrë të garantojnë këtë mbrojtje.Në këtë kuadër, është bërë e domosdoshme rishikimi i ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, me synim që t’i jepet Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT)...