Tregim nga Alberto Moravia: E diela e djallit
Në një nga ditët e fundit të pushimit, banorët e M., vend i qeshur (kështu e përcakton atë udhëheqja e Turing Klub) i gjirit të Napolit, panë të vërtitej nëpër rrugë një pushues i pazakontë, i veshur si marinar, veçse jo me rroba të kaltra, por me rroba të kuqërremta, me sandale të stolisura dhe me një shami në qafë.I pakët, i zeshkët e paksa çalok, dukej në përgjithësi një prej atyre borgjezëve, që u pëlqen të maskohen në det si peshkatarë, por disa vathë që mbante në vesh dhe krenaria e ngrysur e fytyrës, të fusnin në mendime. Në M. ka të huaj nga të gjitha anët e botës; dhe banorët pothuaj nuk habiten më për asgjë. Kështu, edhe kësaj herë, nuk guxuan të...
Burimi:
kultplus.com