Tre vatra zjarri në Kukës, flakët përhapen në Tërthore dhe Zapod
Tre vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e kësaj të shtune në zona të ndryshme të Kukësit, duke vënë në alarm shërbimet zjarrfikëse dhe banorët e zonave të prekura. Dy prej vatrave janë regjistruar në Njësinë Administrative Tërthore, ndërsa një tjetër është shfaqur në fshatin Zapod, në një zonë të thellë malore. Një nga vatrat në Tërthore është aktivizuar në Kodër Pecë, në fshatin Përbreg, vetëm pak kilometra larg qytetit të Kukësit. Forcat zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga punonjës të Bashkisë Kukës, kanë ndërhyrë për të izoluar dhe shuar flakët. Në Kodër Pecë situata raportohet nën kontroll, ndërsa më problematike paraqitet gjendja në Zapod. Terreni i vështirë dhe era po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në përpjekje...
Burimi:
kohajone.com