Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tre vatra zjarri në Fier, flakët po përhapen me shpejtësi, pritet ndërhyrja e helikopterit
Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Drenovë të Mallakastrës. Ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë duke u përpjekur të mbajnë nën kontroll flakët deri në mbërritjen e helikopterit, flakët janë shtrirë në një sipërfaqe të gjerë të favorizuara edhe nga era e fortë. Zjarri vijon të jetë aktiv që nga orët e para të mëngjesit të sotëm pas riaktivizimit. Flakët aktualisht po përhapen në masivin pyjor me pisha, ndërsa në orët e paradites u dogjën edhe ullishte.