Tre vatra zjarri aktive në vend, dy avionë dhe mbi 400 forca në terren për shuarjen e flakëve

Tre vatra zjarri aktive në vend, dy avionë dhe mbi 400 forca në terren për shuarjen e flakëve

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten ende aktive. Agjencia e Mbrojtjes Civile bën të ditur se vatrat aktive janë në malin mbi fshatin Dhivër të bashkisë Finiq ku vazhdon zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi, ndërsa në terren po operojnë 10 mjete të shërbimit zjarrfikës të Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe rreth 120 forca operacionale të mbështetur nga ajri si dhe nga efektivë të Forcave të Armatosura. Një tjetër vatër zjarri aktive është në fshatin Lofkënd të bashkisë Mallakastër. “Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa në terren janë dislokuar 11 automjete zjarrfikëse, ndër te cilat 2 të FA si dhe 130 forca nga të gjitha strukturat operacionale, me mbështetje edhe nga ajri,...