Tre të arrestuarit në Spanjë për vrasjen e policit belg dyshohen edhe për atentatin ndaj shqiptarit në Bruksel
Tre të arrestuarit në Almeria të Spanjës të cilët u akuzuan vrasjen e një polici belg së fundmi janë akuzuar edhe për një tjetër atentat me pasoja fatale. Hetimet lidhin tre të arrestuarit në lagjen Pescadería me vrasjen me armë zjarri të një shtetasi shqiptar, pranë Parlamentit Evropian. Tre personat e arrestuar në Almeria, të dyshuar për përfshirjen në vrasjen me armë zjarri të policit të Brukselit, Nordine El Talbi, e ndodhur natën mes 12 dhe 13 tetorit në lagjen Jette, akuzohen gjithashtu se disa orë më parë kanë vrarë një shtetas shqiptar në kryeqytetin belg. Sipas publikimit të gazetës De Standaard, të shtënat e para me pasojë vdekjen ndodhën më 12 tetor, në orën 17:50, në afërsi të rrugës Wiertz, në lagjen Ixelles. Vetëm...
Burimi:
gijotina.com