Tre mënyra si rrjetet sociale po dëmtojnë të rinjtë, sipas një studimi të rëndësishëm
Një seri studimesh e publikuar në revistën prestigjioze mjekësore The Lancet kanë hedhur dritë të re mbi rreziqet që përdorimi i rrjeteve sociale paraqet për shëndetin e të rinjve. Studiuesit zbuluan se vetëm dy orë përdorim në ditë i medieve dixhitale lidhet me një rrezik më të lartë dëmtimi për personat nën moshën 25 vjeç. Ata bënë thirrje për “veprim të koordinuar global” për të adresuar problemin, kërkuan që kompanitë teknologjike të ndajnë të dhëna mbi ndikimin e platformave të tyre në shëndet dhe thanë se qeveritë duhet të forcojnë rregullimin e funksioneve që mund të paraqesin rrezik. Studimi vjen pas disa vendimeve të rëndësishme gjyqësore kundër platformave të rrjeteve sociale në SHBA dhe rritjes së vëmendjes ndaj mënyrës se si këto platforma mbrojnë përdoruesit...
Burimi:
syri.net