Ora e gjumit, çelësi i shëndetit mendor
Të mos flesh dhe të mos zgjohesh në të njëjtën orë çdo ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor, duke shtuar simptomat e ankthit, depresionit dhe ndjenjën e vetmisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri amerikan, i cili thekson rëndësinë e rregullsisë së orarit të gjumit. Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë analizuan të dhënat e gjumit të më shumë se 20,000 personave, të mbledhura përmes pajisjeve inteligjente që monitoronin lëvizjet dhe shenjat jetësore. Pjesëmarrësit, me moshë mesatare 46 vjeç, u ndoqën për rreth pesë muaj. Ndryshe nga studimet e mëparshme, që përqendroheshin kryesisht te kohëzgjatja dhe cilësia e gjumit, ky kërkim shqyrtoi sa të qëndrueshme ishin oraret e fjetjes dhe zgjimit. Rezultatet, të publikuara në revistën Scientific Reports, treguan se personat me...
Burimi:
syri.net