Mjaftojnë pak sekonda për t’ju infektuar! Zbulohen 5 fazat e frikshme të kafshimit nga mushkonja e malaries

Mjaftojnë pak sekonda për t’ju infektuar! Zbulohen 5 fazat e frikshme të kafshimit nga mushkonja e malaries

Një kafshim mushkonje ndihet si një shpim i vetëm. Megjithatë, nën sipërfaqen e lëkurës ndodh një proces i përbërë nga disa faza. Një mushkonjë që transmeton malarien e shpon lëkurën brenda një fraksioni të sekondës. Më pas, ajo kalon rreth 20 sekonda duke shtyrë dhe tërhequr një gjilpërë fleksibël, ndërsa kërkon një enë gjaku. Vetëm pasi e gjen atë, fillon të thithë gjak. Studiuesit, të cilët filmuan dhe regjistruan këtë proces në krahun e një njeriu të gjallë, identifikuan pesë faza të veçanta. Ata zbuluan se këmbët dhe pjesët e gojës së mushkonjës lëvizin në mënyrë të sinkronizuar me secilën prej tyre. Një vullnetare vuri në dispozicion parakrahun e saj Eksperimentet u kryen në laboratorin e Christopher Potterit, në Departamentin e Neuroshkencës Solomon H. Snyder,...